Servisi & Pjese
Procedurat e Garazhit tone – Çelesi per sherbime te qendrueshme me cilesi te larte
Permes eksperiences se gjate ne riparimin e automobilave, Japanservis ka hartuar procedura qe ju ofrojne klienteve tane një nivel te qendrueshem sherbimi per çdo makine qe hyn ne ambientet tona. Kombinuar me aftesite dhe trajnimin e mekanikeve tane, gjithashtu edhe me pajisjet me te fundit dhe me moderne, JapanServis ofron sherbime riparimi me cilesi te pashoqe ne Shqiperi. Me poshte pervijohen procedurat tona:
- Automjeti dergohet ne piken tone te servisit – Automobili futet ne ngritesin ne lartesi te makinave. Ne kete faze, ne një dosje te veçante ne kompjuter hidhen të dhenat e makines (nr. shasise, targa , km qe ka bere makina gjithsej) si dhe te dhenat e klientit (emer, mbiemer, kompania, adresa, numri i telefonit, fax dhe email).
- Mekaniku fillon nje inspektim dhe analize te hollesishme te automjetit dhe percakton listen e sherbimeve per te cilat ai ka nevoje.
- Konsultohet me klientin qe te marr vesh nese ai/ajo eshte i/e interesuar te riparoje te gjitha defektet e konstatuara apo vetem ato me urgjentet dhe me problematiket.
- Verifikohet se çfare pjese kembimi jane te disponueshme ne magazine, dhe se çfare duhet te porositet.
- Informohet klienti per gjithe riparimet qe do t'i behen automjetit te tij. Gjithashtu, percaktohet saktesisht data dhe ora kur automjeti do te jete gati.
- Automjeti i riparuar i jepet te zotit se bashku me faturen perkatese.
Ne rast se klienti eshte pronari i nje parku automjetesh, bazuar ne numrin e shasise ne mund te bejme kontrollin dhe regjistrimin e gjithe automjeteve qe ai/ajo disponon; kjo per te percaktuar gjendjen teknike te seciles prej tyre. Procedura lehteson procesin e hartimit te nje plani te organizuar për ndermarrjen e gjithe hapave dhe sherbimeve te nevojshme.










