Dyqani i Pjesëve - Magazina Kryesore
Magazina Jonë – Një numër shumë i madh pjesësh këmbimi do të thotë një shërbim shumë i shpejtë për ju!
Një element thelbësor për riparimin në kohë të automjeteve është të kesh në dispozicion pjesë zëvendësuese cilësore pikërisht kur ju keni nevoje për to. JapanServis ka një magazinë të madhe plot me pjesë këmbimi të cilësisë më të mire të disponueshme në treg. Me magazinën tonë ne u shërbejmë konsumatorëve tanë si vijon:
- Me inventarin e kompjuterizuar, garazhi ose dyqanet tona mund të kontrollojnë shumë shpejt nëse pjesët e këmbimit të kërkuara nga klientët janë të disponueshme ose jo.
- Për të optimizuar disponueshmërinë e komponentëve të rëndësishëm, ne e furnizojmë vazhdimisht magazinë.
- Ne kërkojmë vazhdimisht cilësinë më të lartë të pjesëve të këmbimit me çmimin më të mirë, për tu ofruar konsumatorëve tanë vlerën më të mirë.
- Për shkak se ne i blejmë pjesët e këmbimit me shumicë, konsumatorët tanë mund të përfitojnë një kursim domethënës.
- Për shkak të marrëdhënieve favorizuese me furnizuesit tanë, nëse lind nevoja që të porositim ndonjë pjesë këmbimi për klientët tanë, ne mund ti marrim ato shumë shpejt dhe me një çmim shumë të arsyeshëm.
Në sajë të network që JapanServis ka krijuar me shumicën e furnizuesve më të rëndësishëm të automjeteve në botë, është e mundur që ne të garantojmë pjesë këmbimi për gjithë llojet e automobilave Japonez. Gjithashtu, ne mund të porositim pjesë këmbimi, madje edhe ato që nuk mund të gjenden në tregun Evropian, edhe për makinat e ndërtuara në Japoni.





