Rreth Nesh
Te lindur per te respektuar cilesine! 10 vjet eksperience!
Firma jone qe prej me se 10 vjetesh eshte futur ne segmentin e trajtimit te pjeseve te kembimit te makinave japoneze dhe kryesisht te markave TOYOTA, MITSUBISHI, NISSAN ne nje dyqan prane Zogut te Zi. Me te specializuar jemi ne trajtimin e modeleve fuoristrade te ketyre markave dhe per autoveturat.
Nga mesi i vitit ’ 02 firma hapi edhe nje servis per riparimin e ketyre makinave me adresen Prane Ures Kamez. Ai perbehet nga 4 ura pune dhe nje kontrolli. Mesatarisht aty trajtohen 5-8 automjete ne dite, gjithashtu servisi ka vend parkimi per 15 automjete gjate kohes se riparimit. Ne perberje te stafit te servisit ka 4 mekanike, 2 Inxhinier Mekanike (te specializuar ne riparimin e motorrave). Stafi I kompletuar arrin deri ne 15 te punesuar. Ne perberje te firmes jane dhe 3 Ekonomiste qe bejne te mundur administrimin ekonomiko-financiar te firmes ne menyre te kompjuterizuar. Aty trajtohen nga sherbimet rutine te mirembajtjes e deri tek riparimi kapital i motorrave.
Duke qene automjete shume specifike ne fushen elektronike e te kushtueshme edhe paisja e servisit me vegla e instrumenta eshte e plote nga celesat speciale origjinale deri tek testeri per egzaminimin elektronik te te tre markave japoneze dhe aparati i konvergjences elektronike.
Magazina qendrore eshte nje furnizuese e fuqishme si per makinat qe riparohen ne servis ashtu edhe per klientet. Per te gjitha sherbimet rutine te mirembajtjes apo pjesen me te madhe te difekteve rutine, ne magazinen tone kemi stok shumicen dermuese te pjeseve te kembimit. Per pjese te vecanta dhe te kushtueshme me ane te porosive –air order- pjeset e kembimit vijne brenda 5 diteve dhe me ane te porosive –sea order- pjeset e kembimit vijne per 15 dite. Duhet theksuar se te gjitha pjeset qe operon firma jone jane Genuine Spare Parts. Lubrifikantet qe perdorim ne servis jane nga me cilesoret si “Liqui Moly” dhe “Mobil 1”. Ne kuadrin e seriozitetit te punes ne firmen tone ne kemi arritur te sigurojme sherbimin e karroatrecit per klientet tane me nje skonto 10% ne cdo kohe.
Kjo ka bere qe edhe gama e klienteles te kete gjeresi nga institucionet shteterore, organizatat nderkombetare e deri tek qytetari i thjeshte.
Nepermjet blerjeve te shumta kemi arritur te kapim origjinen e mallit deri ne Japoni e Belgjike. Pas takimeve personale duke shkuar deri tek fabrikat prodhuese, ne jemi ne gjendje t’i ofrojme tregut shqiptar cmime shitje e sherbimi shume konkuruese.
Aktualisht me nje xhiro te konsiderueshme vjetore, jemi te regjistruar prane Deges se Tatimpaguesve te Biznesit te Madh.
NIPT K01807004L
KF 3903733
SHERBIM ME KARROATREC
Ofrojme sherbimin e transportit te mjetit te difektuar apo demtuar nga vendi I ngjarjes deri tek Servisi yne.
Ky sherbim shtrihet ne te gjithe territorin e Republikes, eshte 24 ore I panderprere dhe trajton te gjitha llojet e mjeteve qe transportojne pasagjere (perjashto` autobus ).
Shpejtesia e veprimit te sherbimit eshte:
- deri 150 km, brenda dites se njoftimit
- nga 150 deri 200 km, brenda dites ne varesi te ores se njoftimit
- mbi 200 km ne se njoftimi behet mbas ores 12.00, kryhet te nesermen.
Tarifat e sherbimit:
- brenda Tiranes lek per te gjitha llojet e mjeteve ( deri Sauk, Kinostudio, Kombinat, kthesa Kamez )
- jashte Tiranes lek/km vajtje-ardhje.





